Maqedoni

Sindikata e pavarur e policis kërkon kushte më të mira për policinë kufitare

30.03.2019 14:53

Ministria e puneve te Brendshme nuk i respekton të drejtat themelore të policis kufitare.....

Ministria e puneve te  Brendshme nuk i respekton të drejtat themelore të policis kufitare në Maqedonin e Veriore theksojne nga Sindikata e policisë. Ata thonë se kjo kategori e punonjësve janë plotësishtë të izoluar dhe  krëkojnë nga ministria e punëvet e brendshme që të ndërmarin masa urgjente për përmesimin e situatës në policin kufitare. 
 
"Ne kemi  uniform ate huazuar. Mos flasim për arma personale që janë të vjetra më shumë se 50 vjeç. Cilat janë automjetet modern që asnjëher  nuk kishte tender për ti rregullaur, ndërsa në janar dhe shkurt ata nuk kishin karburant. Ne jemi të gatshëm të informojmë me shkrim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së dhe Këshillin e Evropës për të i treguar se MPB-ja nuk i respekton të drejtat themelore të të punësuarve dhe ne gjithashtu kërkojmë urgjentisht krijimin e Marrëveshjes Kolektive për punonjësit e Ministrisë së Brendshme", tha Dejan Sazdov nga sindikata e pavarur e policisë. 
 
Por MPB ka demantuar sindikatën e policis duke ju përgjigjur se po punohet vazhdimisht në  përmisimin e kushteve për punë të policëve. 
 
"Në dy vitet e fundit udhëheqja aktuale e MPB  vazhdimisht eshte duke punuar në përmirësimin e situatës aktuale. Intenzivishtë po investohet në përmisimin e kushteve dhe standarteve për punë duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitete objektive dhe mundësitë të cilat janë në dispozicion. Opinioni në vazhdimësi ka mundësi që drejtpërdrejtë të njoftohet për gjithë këtë të cilën ne do ta bëjmë edhe në të ardhmen duke promovuar përmirësimin e kushteve për punë të nëpunësve policor në tërë vendin", thuhet ne reagimin e MPB. 
 
REJHANE BUSHI METAJ