Maqedoni

Vendimi për “Titanik 2” Thaçi: Padrejtësi, do kërkoj drejtësi deri në fund

30.03.2019 15:26

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi e cilëson si padrejtësi dënimin me 3 vite burg....

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi e cilëson si padrejtësi dënimin  me 3 vite burg për rastin “Titanik-2”. Paralajmëroi se drejtësinë do ta kërkojë po qe nevoja edhe në instancat ndërkombëtare. 
 
“Ishte padrejtësi, e jo drejtësi, skishte lidhje me drejtësinë. Unë do të vazhdoj ta kërkojë dhe dëshmojë pafajsin time nga gjitha instancat edhe ato ndërkombëtare. Mendoj se këto truqe i bojnë shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm të cilat janë jashtëzakonisht të interesaur që të vendosin gur në binaret ku lëviz lokomotiva e PDSH-së që këtë parti ta nxjerin nga binaret. Ne jemi parti  e vjetër me përvoj të madhe politike, nuk bijmë pre e këtyre provokimeve. Ne vazhdhojmë me binaret të vërtet të integrimit të maqedonisë në NATO dhe BE dhe I besojmë kësaj ide dhe vlerësojmë se Maqedonia duhet lëvizur mire”, tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
 
Vendimi me burgim sipas Thaçit nuk ndikon në qendrimin e parties për të mbështetur kandidatin presidencial të koalicionit qeverisës.
 
“Nuk bënë me i lujt fjalët. Ne kemi dhënë fjalën se do të mbështesim kandidatin e përbashkët të qeverisë”, tha Thaçi.
 
Për të treguar që e mban fjalën, PDSH foromoi sot edhe shtabin zgjedhor që do udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i partisë Imer Aliu.
 
REXHEP QAMILI