Maqedoni

Parashikimi i motit

31.03.2019 12:01

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe më ngrohtë....

Do të fryejë  erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.
 
Temperaturat e mëngjesit vende-vende do të zbresin nën zero dhe rreth zeros, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.
 
Temperatura maksimale do të jenë në interval prej 17 deri në 24 gradë.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 2 gradë, ndërsa e ditës deri në 20 gradë.
 
Nga dita e martë do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa temperatura e ditës do të ketë tendencë të rënies.