Maqedoni
Zgjedhjet në TVM2: Informim i paanshëm, në shërbim të qytetarëve
31.03.2019 15:11
Të hënën fillon fushata zgjedhore per presidencialet dhe zgjedhjet e pjesëshme locale...

Të hënën fillon fushata zgjedhore per presidencialet dhe zgjedhjet e pjesëshme locale, bashkë me të edhe obligimet ligjore të servisit publik, që përmes edicioneve informative dhe debateve, të bëjë mbulimin mediatik të procesit zgjedhor, sipas rregullativës zgjedhore. Përkushtimi i TVM 2, për raportim të paanshëm, do të vazhdojë edhe gjatë kohës së zgjedhjeve duke u mbështetur në Parimet etike dhe profesionale të RTM-së , për të siguruar raportim korrekt. Edhe gjatë fushatës që fillon të hënën, deri në përfundimin e procesit zgjedhor, TVM 2 do të sigurojë që të gjithë pjesmarrësit në fushatë të trajtohen në mënyrë të balancuar dhe të paanshme. Lajmet, intervistat, debatet dhe programet tjera informative nuk do të vendosen as në favor, as kundër cilësdo parti, koalicioni apo kandidati. Gjatë fushatës zgjedhore, vlejnë Rregullat për mbulim medial të proceseve zgjedhore, të cilat RTM i miratoi si obligim nga Kodi Zgjedhor.
Mënyra e ndarjes së kohës gjatë ditareve televizive të orës 18:30 dhe 22:00 në TVM2, e vërtetuar sipas nenit 76-a, alinea 2 dhe 3, gjatë zgjatjes së fushatës zgjedhore, do të përcaktohet sipas direktivave nga nenet 75 dhe 75 a të Kodit Zgjedhor, më saktë sipas principit të informimit të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm përmes së cilit do të sigurohet raportim i balancuar në lajme bazuar në parimet e barazisë edhe në zgjedhjen e Presidentit të shtetit dhe në zgjedhjen e kryetarëve të komunave si në raundin e parë ashtu edhe në raundin e dytë zgjedhor.
Informacionet për aktivitetet e fushatës së partive politike në pushtet dhe opozitë, do të prezentohen me sistem rotacioni të përditshëm. Marrë parasysh obligimin nga ligji 76-a, neni 12 nga Kodi Zgjedhor, informimi rreth aktiviteteve të rregullta të organeve shtetërorë, organeve të pushtetit local , institucioneve shtetërore dhe organizatave, nuk guxon të jetë në funksion të prezentimit mediatik zgjedhor, të asnjë subjekti politik/kandidati të pavarur pjesmarrës në zgjedhje. Për aktivitetet të tilla, TVM 2 do të informojë në pajtim me zhanret e caktuara të gazetarisë.
TVM 2 gjatë kohës së zgjedhjeve do të fokusohet në programe debative me ekspertë, përfaqësues të partive dhe analistë, si dhe intervista me 3 kandidatët në garën për president, përmes të cilave qytetarët më lehtë do të mund të njihen me qëndrimet e palëve. Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e tyre, në të gjitha emisionet e tjera, TVM 2 nuk do të japë asnjë informacion që ka lidhje me procesin zgjedhor. Segmentet programore të përcaktuara për emisione edukative, sportive dhe zbavitëse, në asnjë moment nuk do të përdoren për paraqitjen e pjesmarrësve në procesin zgjedhor, e as për intervista me bartës të funksioneve publike.
Rregulloren e hollësishme për ndjekjen e procesit zgjedhor, e keni të publikuar tashmë edhe në ueb faqen tonë zyrtare, al.mrt.com.mk në grafën Info. TVM 2 siguron shikuesit e servisit publik, se do të vazhdojë edhe gjatë procesit zgjedhor të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, duke respektuar në tërësi rregullativën ligjore për prezentimin e qëndrimeve politike të pjesmarrësve në zgjedhje por edhe të gjitha palëve të tjera të përfshira në procesin zgjedhor.
FLUTURA LATIFI
