Maqedoni

Rritet numri i administratorëve, në sektorin publik punojnë 132,068 persona

31.03.2019 16:47

Nga minsitria për shoqëri informative dhe adminsitratë kane publikuar raportin për numrin e të punësuarve....

Nga minsitria për shoqëri informative dhe adminsitratë kane  publikuar raportin për numrin e të punësuarve në sektorin publik ku gjatë vitit 2018 është rritur për mbi 4000 ë krahasim me vitin 2017. Ndersa sipas ministrit të informatikes Damjan Mancevskit 2156 persona, nga numri I përgjithshëm i kësaj shifre, janë të shpërndarë në institucionet për punë dhe politikë sociale, shendetesi  dhe arsim. 
 
"Duke pasur parasysh edhe mungesën e stafit mjekësor, por edhe pas largimit të tyre masiv nga vendi, kemi punësuar në kohë të caktuar dhe të pacaktuar të angazhojmë 548 mjek, 127 mjek specialit, 891 infermiere, 39 farmacistë, 76 akusheri, 196 laborant, dhe 76 fizioterapistë", tha Mancevski.
 
Ministri damjan mancevski theksoi se Numri i të punësuarve në sektorin publik është 132 068 ne 1.134 institucione shtetrore Sipas strukturës etnike nga të punësuarit në sektorin publik 83.993 janë maqedonas, 22.060 janë shqiptarë, 2.110 turq, 1.335 romë, 1019 serbë, 450 boshnjak, 423 vlleh, ndërsa 754 janë të tjerë ose nuk janë prononcuar. Ndërsa në vitin 2018, gratë janë me  përqindje më të lartë se burrat në sektorin publik, ndërsa vitin e kaluar është rritur edhe numri i të punësuarve me arsim të lartë dhe me magjistratur. 
 
REJHANE BUSHI METAJ