Kristiano Ronaldo futbollisti më i mirë në Evropë
Portugezi Kristiano Ronaldo për herë të dytë në karierën e tij, është shpallur futbollisti më I mirë i Evropës...

Ashtu edhe siç pritej, ylli i Realit të Madridit dhe lojtari më meritor për La Deciman e mbretërve, fitoi luftën për këtë çmim, para futbollistëve të Bajernit të Mynihut, Manuell Nojer dhe Arjen Roben.
Ronaldo, gjatë sezonit të shkuar në fanellën e Realit ishte thjeshtë fenomenal, duke arritur të shënoj plotë 17 gola, rekord ky sa I përket golave të shënuar nga një futbollist në një sezon në Ligën e Kampionëve.
Për futbollistin më të mirë në botë për vitin e kaluar, është ky cmimi I dytë I këtillë, pasi lojtar më I mirë evropian ishte shpallur edhe sezonin 2007-2008, kur kishte ndihmuar ish skuadrën e tij Manchester Junajtidin, drejt trofeut poashtu në Ligën e Kampionëve.
MUSTAFA ADEMI