Maqedoni
Presidencialet, Xhelili: Fushata të kalojë në frymë pozitive
31.03.2019 17:45
Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore të gjitha partitë politike e janë bërë gati duke ndezur...

Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore të gjitha partitë politike e janë bërë gati duke ndezur motorët dhe duke mobilizuar anëtarësinë, për mbajtjen e një procesi të sukseshëm zgjedhor. Për njohësit e mire të rrethanave politike me rëndësi të veçantë do të jetë që këto zgjedhje të kalojnë në frymën pozitive, të jenë në qeta, të lira dhe demokratike me qëllim që Maqedonia e Veriut të marrë notë pozitive nga komuniteti ndërkombëtarë, si vend që pretendon të bëhet anëtare e BE dhe të NATO-s. Analisti politik Zudi Xhelili, ka pohuar se në këtë pjesë përgjegjësia do t’ju takojë të gjitha subjekteve politike, në bllokun maqedonas dhe ato shqiptarë.
"Është me rëndësi që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, partitë politike shqiptare besoj se do ta japin kontribun e tyre, sepse kështu janë deklaruar të gjitha partitë se me përkushtim do të angazhohen që këto zgjedhje të jenë të suksesshme. Ky është interesim edhe i komunitetit ndërkombëtar që zgjedhjet të jenë të qeta të lira dhe demokratike dhe të eliminohen të gjitha paregullësitë që na kanë ndjekur më parë”, tha Zudi Xhelili, Analist Politik.
Sipas Xhelilit për shqiptarët do të jetë shumë e rëndësishme që ta ruajnë rrugën e integrimeve, sepse kjo është e vetmja alternativë, dhe kërkesë e qytetarëve, e cila garanton shpresë për një të ardhme më të mirë. Xhelili konsideron se vota e shqiptarëve pritet të jetë vendimtare sidomos në rrethin e dytë zgjedhor.
"Do të kemi raundin e dytë, dhe pastaj ndoshta do të arrihen marrëveshje që të kemi dalje masovike në zgjedhje, për shkak se në disa cikle zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale kanë dëshmuar se cështja e cenzusit është dicka që i mundon partitë politike”, tha Xhelili.
Nga dita e hënë edhe zyrtarisht fillon fushata për presidencialet, ku partitë politike deri me datë 21 prill do t’i bëjnë lobimet për kandidatin e tyre. Nëse një kandidat nuk do të arrinë të marrë mbi 50 për qind të votave, atëherë më 5 Maj parashihet mbajtja edhe e raundit të dytë për zgjedhjet presidenciale.
FITIM KRYEZIU
