Maqedoni

Ministri Ademi në takim shkencor në Prishtinë

29.08.2014 08:53

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot në Prishtinë do të marrë pjesë në hapjen e takimit të nëntë vjetor shkencor ndërkombëtar...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot në Prishtinë do të marrë pjesë në hapjen e takimit të nëntë vjetor shkencor ndërkombëtar, të organizuar nga Instituti "ALB-Shkenca", me temë "Shkenca - faktor i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm socioekonomik".
 
Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në takimin do të marrin pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë të Republikës së Kosovës, Ramë Buja dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.