Zgjedhjet në Turqi, AKP humb Ankaranë, Stambollin dhe Izmirin
Partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka humbur kontrollin e Ankarasë, Stambollit dhe Izmirit....
Partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka humbur kontrollin e Ankarasë, Stambollit dhe Izmirit, në atë që përbën goditjen më të fortë ndaj pushtetit të tij në 16 vitet e fundit.
Stambolli i shërbeu dikur si trampolinë Erdoganit, për ta ngjitur drejt politikës, pa e ditur se kryebashkiaku i atëhershëm do të kthehej në figurën më të rëndësishme që do të dominonte pushtetin në 16 vite, derisa u bë edhe president me fuqi të shtuara ekzekutive, pas referendumit të një viti më parë.
Erdogan e dha që mbrëmjen e së dielës një sinjal disfate, edhe pse i konteston këto zgjedhje, për shkak të diferencave të vogla.“Edhe nëse kemi pasur ndonjë mangësi, është detyra jonë ta korrigjojmë atë”, do të shprehej ai në një dalje publike përpara mbështetësve të vet në Ankara.
Vetëm pak më vonë bëri deklaratën shokuese për mbështetësit e tij. “AKP-ja mund të ketë humbur edhe kontrollin e Stambollit”, paralajmëroi ai. Entuziast u shpreh lideri i opozitës.
“Njerëzit kanë votuar në favor të demokracisë. Ata kanë zgjedhur demokracinë mbi gjithçka”, është shprehur udhëheqësi i CHP-së në opozitë, Kemal Kiliçdaroglu.
