Botë

Ukrainë, komediani 'udhëheq' në zgjedhjet presidenciale

01.04.2019 11:13

Një komedian pa përvojë politike ka siguruar shumicën e votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës...

Një komedian pa përvojë politike ka siguruar shumicën e votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës, sipas sondazheve.

Ata thonë se Volodimir Zelenskiy - i cili ka imituar presidentin në TV - ka marrë 30.4% të votave, ndërsa kreu aktual Petro Poroshenko është renditur në vendin e dytë me 17.8%.

Të dy janë të vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet e balotazhit më 21 prill.

Nga gara për presidentin e ri të Ukrainës është eliminuar ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko.