Botë

Shqipëri, prej sot rriten pensionet për 2.8%

01.04.2019 13:27

Prej sot, qeveria shqiptare rrit pensionet e pleqërisë, pensionet e invaliditetit dhe ato familjare, për 2.8%...

Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë përcakton se nga ky indeksim përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 prill, e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë data 31 mars e këtij viti.

Sipas këtij vendimi, rritje do të ketë për të gjitha kategoritë, për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën e 2. 4 miliardë lek.