Maqedoni
Çmimet e reja të derivateve të naftës, benzina rritet për 2.5 denarë, dizeli për 0.5 denarë
01.04.2019 14:38
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi sot për çmimet e reja të shtuara të derivateve të naftës.....

Benzina nga mesnata do të shitet me çmim më të lart për 2.5 deri në 3 denarë për litër, derisa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari për litër, vendosi KRRE.
Eurosuper BS-95 rritet për 2.5 denarë dhe do të shitet 68.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 rritet për tre denarë dhe do të kushtojë 70.5 denarë për litër. Derisa çmimi me pakicë i dizelit do të rritet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 61 denarë për litër.
