Dita e gënjeshtrave, fëmijët: Jemi maskuar, por nuk gënjejmë
1 Prilli njihet si “Dita e Gënjeshtrave”, është e vetmja ditë e vitit....

1 Prilli njihet si “Dita e Gënjeshtrave”, është e vetmja ditë e vitit kur të gjithëve “na lejohet” të themi ndonjë gënjeshtër të vogël, të padëmshme, në formën e një shakaje. Është një prej ditëve më të përfolura të vitit ku njerëzit për të ngritur humorin njëri-tjetrit argëtohen duke sajuar ndonjë gënjeshtër.
Edhe tek ne të gjithë mundohen të bëjnë shaka të vogla, por duhet pasur kujdes që të mos themi gënjeshtra të mëdha. Edhe më të pafajshmit - fëmijët, më 1 prill mundohen të imitojnë personazhet e tyre të preferuar.
- “Si ai që fol arabisht”,- tha një fëmijë.
- “Si flutur. Aprililili...”,- theksoi një fëmijë.
- “Dita e gënjeshtrave”,- potencoi një fëmijë.
- “Sot jam bërë si princeshë”,- tha një fëmijë.
- “Unë jam bërë spajdermen”,- potencoi një fëmijë.
- “Gëzuar 1 prillin”,- theksoi një fëmijë.
- “Gëzuar 1 prillin”,- u shpreh një fëmijë.
- “Si policia… babi ma ka ble një pistoletë të madhe”,- tha një fëmijë.
- “Unë jam veshur si Elsa”,- theksoi një fëmijë.
Fëmijët e dinë se në jetë nuk duhet të gënjejnë. Gënjeshtra të vogla kanë thënë vetëm sot.
- “Unë jam bërë sot sulltaneshë. Kam gënjyer mamin babin dhe motrën”,- deklaroi një fëmijë.
- “Kam gënjyer mamin e babin, u kam thënë se nesër do të shkoj në futboll”,- tha një fëmijë.
- “I kam gënjyer shoqet e shokët se sot mami im do të bëjë pallaçinka”,- theksoi një fëmijë.
- “Mamin e kam gënjyer”,- u shpreh një fëmijë.
Dita e Gënjeshtrave është një festë jozyrtare që festohet nga shumë njerëz të Botës. Asnjëri nuk e di nga e ka prejardhjen kjo festë. Gënjeshtra më e bukur është bërë në vitin 1957, kur një nga stacionet televizive të Zvicrës tha se njerëzit po korrnin makarona nga pemët. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
