Maqedoni

Diabeti në sy, aparat i ri në Klinikën për endokrinologji

01.04.2019 16:27

Federata Ndërkombëtare për Diabet pasuron Klinikën për endokrinologji....

Federata Ndërkombëtare për Diabet pasuron Klinikën për endokrinologji me kamerë speciale që do të zbulojë fazën e hershme të diabetin në sy.
 
“Me ketë kamerë ne do të mund të bëjmë skrining gjeneral për diagnostifikimin e hershëm retinopatik apo ndryshimin në sy tek pacientët me diabet. Praktikisht është donacion me të cilin mund të kontrollohen numër i madh i pacientëve përmes kamerës që është speciale dhe mund të bëhet në mënyrë precize edhe fotografimi i pjesës së thellë të syrit”,- deklaroi Tatjana Milenkoviq nga Klinika për endokrinologji.
 
Diabeti i syve është i vështirë për t’u diagnostifikuar dhe si pasojë pacienti rrezikohet të bëhet i verbër në tërësi poqëse nuk merren masa në kohë, thonë donatorët e kamerës.
 
“Çdo i katërti pacient vuan nga  diabeti  retinopatik dhe praktikisht tek këto pacientë ekziston rreziku i verbërimit. Mënyra e vetme për t’u parandaluar kjo gjendje është skrinimi apo zbulimi i hershëm i diabetit retin”,- tha Nam Cho nga Federata Ndërkombëtare për Diabet.
 
Ky aparat lehtëson edhe punën e mjekut, sepse fotografinë e syrit mund ta bëjë edhe një person i tretë i trajnuar për këtë çështje dhe më pas mjeku në bazë të fotografive të caktojë rezultatin dhe raportin. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU