Maqedoni

Kampanja filloi, partitë pa detaje për harxhimet e fushatës

01.04.2019 17:42

Ende mbeten enigmë shpenzimet e partive politike për mbulimin e fushatës presidenciale....

Nga VMRO-DPMNE thonë se shpenzimet konkrete do t’i publikojnë më 11 prill, ku në përputhje me ligjin do të duhet të përgatisin raporte financiare për paratë e harxhuara në 10 ditët e para të fushatës.
 
“Financimi i kandidates, Gordana Siljanovska Davkova, do të zhvillohet në përputhje me ligjet. Paratë për fushatë grumbullohen nga anëtarësia, donacione dhe kredi. Shifra konkrete do të kemi pas përfundimit të ditës së dhjetë të fushatës”,- informojnë nga VMRO-DPMNE.
 
As BDI dhe LSDM nuk zbulojnë se sa do t’u kushtojë promovimi i kandidatit konsensual, Stevo Pendarovskit. Social-demokratët theksojnë se do shpenzojnë më pak se limiti prej 110 denarë për votues. Meqë në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.8 milion votues, për kandidatin e tyre mund të shpenzojnë deri në 3 milion e 220 mijë euro.
 
Aleanca për Shqiptarët dhe Besa nuk do ta mbulojnë fushatën e kandidatit, Blerim Reka. Nga shtabi zgjedhor i Rekës thonë se fushata do të mbulohet me donacione të komunitetit të biznesit, familjarëve si dhe qytetarëve.
 
“Kemi donatorë të cilët do të mbulojnë aktivitetet. Nuk planifikojnë të shpenzojmë shuma marramendëse, pasi do të kemi takime me qytetarët në ambiente të hapura”,- thonë nga shtabi zgjedhor i kandidatit Reka.
 
Sipas ligjit, shpenzimet për mbulim të fushatës bien në kurriz të partive politike nëpërmjet një llogarie të posaçme që shfrytëzohet pikërisht për aktivitete elektorale. Vetëm prezantimi mediatik i kandidatëve do të mbulohet nga buxheti.
 
Qeveria, ndërkohë, mori vendim për t’i ndarë për ndarjen e mjeteve nga buxheti i shtetit për pjesën e parë të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Me këtë, Qeveria do t’i kalojë KShZ-së shumën prej 100 milionë denarë.
 
MERAL ISMAILI