Maqedoni

Vazhdojnë zjarret aktive, ndalohet qarkullimi në pyje, gjoba deri 2000 euro

01.04.2019 17:53

12 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë vendin....

Situata më alarmante është në Krushevë, por edhe në Strugë, Veles, Çashkë, Berovë, Makedonski Brod, Koçan dhe Katllanovë. Zjarrëfikësit gjithandej vazhdojnë përballjen me stuhinë e zjarrtë, të ndihmuar edhe nga helikopterët ushtarakë dhe  aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
 
Autoritetet vazhdojnë apelet drejtuar qytetarëve të mos shkaktojnë zjarre , pas dyshimeve sidomos për zjarrvënie të qëllimshme në zonat malore. Vetëm 3 muajt e fundit, janë regjistruar mbi 100 zjarre dhe janë ngritur 8 kallëzime penale për zjarrvënie të qëllimshme. 
 
Vetëm një person aktualisht është burgosur për këtë vepër. Ende është në fuqi ndalesa e qarkullimit të lirë në pyje. Për mosrespektim të kësaj ndalese, personat fizik që do të shihen duke lëvizur në pyje apo tokë pyjore, në bazë në nenit 106 të Ligjit për Pyje do t’ju shqiptohet gjobë prej 1500 euro deri në 2000 euro në kundërvlerë të denarit.