Teknologji
iPhone 6 prezantohet më 9 Shtator
29.08.2014 10:48
Kompania Apple ka dërguar zyrtarisht ftesat për një konferencë shtypi që do të mbahet më 9 Shtator...

Kompania Apple ka dërguar zyrtarisht ftesat për një konferencë shtypi që do të mbahet më 9 Shtator, ku sipas spekulimeve, do të zbulohet edhe i shumëprituri, iPhone 6.
Edhe pse askush nuk e di me siguri se cfarë do të zbulohet atë ditë, shumë mund t’a marrin me mend se atje do të zbulohet një nga dy iPhone 6-tat.
Sipas thashethemeve, priten dy modele të iPhone 6: një me ekran 4.7-inc, dhe një tjetër me një ekran 5.5-inc. Sipas raporteve të ndryshme, modeli më i madh, pra ky i fundit, ka disa vonesa me prodhimin, kështu që mendohet se ai do të zbulohet në një ditë tjetër, ndoshta në Tetor.
Publikimi i evenimentit gjithashtu sygjeronte se mund të zbulohet edhe ora e zgjuar, ose ‘smartwatch’, “iWatch”, edhe pse me Apple asnjëherë nuk i dihet për siguri.
Nuk na mbetet gjë tjetër vec se të presim 9 Shtatorin.
