Botë

Lima – Peru, digjet autobusi, vdesin 20 pasagjerë

01.04.2019 18:53

Të paktën 20 persona vdiqën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një autobus në Lima në Peru....

Shumica e viktimave ishin në fund të autobusit 2-katësh dhe nuk mundën dot të dilnin nga automjetit, shkruajnë mediat vendase. Autobusi u përfshi nga flakët në pjesën e pasme të tij.
 
Dëshmitarët okularë kanë përjetuar momente të tmerrshme teksa shikonin pasagjerët në fund që po digjeshin të gjallë dhe nuk kishin mundësi të shpëtonin. Ata thanë se zjarri ra në pjesën e pasme të motorit dhe u përhap shumë shpejt në brendësi. Pamjet filmike treguan autobusin komplet të djegur i cili po udhëtonte nga Lima në qytetin bregdetar të Chiclayos.
 
Autobusit i mungonin pajisjet e fikjes së zjarrit dhe të sigurisë, thanë  shërbimet e zjarrfikëses për mediat lokale. Kompania e autobusit do të gjobitet, pasi nuk ka plotësuar standardet e sigurisë , tha për gazetarët, Kryebashkiaku i Limas, Jorge Munoz.