Zgjedhjet 2019, TVM2 nis xhirimet për Prezentim Politik pa Pagesë
Bazuar në Kodin Zgjedhor, Televizioni Publik.....
Bazuar në Kodin Zgjedhor, Televizioni Publik është i obliguar të sigurojë hapësirë për prezentim pa pagezë të kandidatëve për president dhe kandidatëve për kryetarë të komunave Dibër, Ohër dhe Novo Sellë, për zgjedhjet presidenciale dhe lokale të 21 prillit, në kuadër të programit të Servisit të Dytë Programor në MTV.
Ju informojmë se MTV 2 ka caktuar tashmë terminet për xhirimin e kandidatëve, nga periudha prej 3 deri më 12 prill, nga ora 11:00 deri në orën 14:00.
Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për ta shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore, që të paraqiten në hapësirat e RTM-së në terminet e caktuara, që të munden edhe në këtë hapësirë programore të prezentojnë qëndrimet e tyre për votuesit.
