Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale dhe lokale 2019, TVM2 nis xhirimet për prezantim politik pa pagesë
02.04.2019 10:33
Bazuar në Kodin Zgjedhor, Televizioni Publik është i obliguar të sigurojë hapësirë...

Bazuar në Kodin Zgjedhor, Televizioni Publik është i obliguar të sigurojë hapësirë për prezantim pa pagesë të kandidatëve për president dhe kandidatëve për kryetarë të komunave Dibër, Ohër dhe Novo Sellë, për zgjedhjet presidenciale dhe lokale të 21 prillit, në kuadër të programit të Servisit të dytë programor në TVM.
Ju informojmë se TVM 2 ka caktuar tashmë terminet për xhirimin e kandidatëve, nga periudha prej 3 deri më 12 prill, prej orës 11:00 deri në orën 14:00.
Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për ta shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore, që të paraqiten në hapësirat e RTM-së në terminet e caktuara, që të munden edhe në këtë hapësirë programore të prezantojnë qëndrimet e tyre për votuesit
