Shkup, 16 aksidente në 24 orë, 12 persona të lënduar
02.04.2019 11:21
Vozitja e pakujdesshme ka shtuar numrin e aksidenteve edhe në Shkup...

Vozitja e pakujdesshme ka shtuar numrin e aksidenteve edhe në Shkup.
16 aksidente kanë ndodhur vetëm 24 orët e fundit, me pasojë 16 të lënduar dhe dëme materiale në 7 raste.
Sipas të dhënave të SPB - Shkup, policia ka sanksionuar 39 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe 20 shoferë para se të pajisen me patentë shoferi.
Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë fillestarë, një automjet me probleme teknike dhe 16 automjete të paregjistruara.
Për parkim jo të drejtë janë dhënë 125 masa, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë ngritur 84 automjete.
