Brexit, tjetër dështim në parlamentin britanez
02.04.2019 11:35
Shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian...

Shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është gjithnjë e më shumë në një udhë pa krye.
Parlamenti britanik rrëzoi në orët e vona të së hënës 4 mundësi të ndryshme nga plani i kryeministres, Theresa May, për t’i dhënë drejtim Brexit.
Ndonëse kundërshton marrëveshjen e qeverisë, shumica konservatore mbetet e bashkuar dhe kundër alternativave të tjera. Sakaq, Theresa May, do të përballet sërish këtë të martë me deputetët dhe pritet të tentojë një tjetër votim të planit të saj.
Të hënën presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se Brukselit po i soset durimi me zvarritjen e gjatë të Brexit.
