Shëndet

Sëmundjet teknologjike, shenjë e stilit të keq të jetës

29.08.2014 10:52

Rritet numri i tekno-sëmundjeve, shqetësimeve që shkaktohen nga ekspozimi ndaj produkteve teknologjike...

Rritet numri i tekno-sëmundjeve, shqetësimeve që shkaktohen nga ekspozimi ndaj produkteve teknologjike: celularët, OMGJ-të dhe mutacionet që shkaktohen nga teknologjia që merret me klimën dhe ambientin.
Këto probleme, së bashku me duhanin dhe alkoolin, po shndërrohen në faktorë kryesorë për shfaqjen e sëmundjeve që lidhen me stilin e jetës.
 
Është vërejtur se rritja e numrit të uraganeve dhe furtunave shkakton patologji fizike, traumatike, sëmundje infektive dhe psikologjike.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë këmbëngul në faktin se 2,4% e sindromave diarreike dhe 6% të rasteve të malaries në Vendet e Botës së Tretë, shkaktohen nga luhatjet klimaterike. Madje dhe “teprimet” klimaterike si p.sh. periudhat e të nxehtit të madh, lidhen me shtimin e numrit të vdekjeve.
 
Sëmundjet që shkaktohen nga teknologjia do të jenë objekti i punimeve të seminarit ''Stili i jetës dhe patologjitë që lidhen me të”. Gjatë takimit do të ilustrohen efektet e abuzimit të gjatë me alkoolin, dëmet fizike, psikologjike dhe sociale që provokon.
 
Ndërsa për sa i përket përdorimit të medikamenteve, një studim i “Censis” ka treguar se në Itali 60,2% e popullsisë mendon se ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës.