Mozambik, konfirmohet vdekja e parë nga kolera
Në qytetin Beira të Mozambikut u konfirmua vdekja e parë nga kolera....

Në qytetin Beira të Mozambikut u konfirmua vdekja e parë nga kolera. Ky qytet, më 14 Mars u godit nga cikloni Idai, i cili shkaktoi përmbytje masive dhe vrau mbi 700 njerëz në pjesën jugore të Afrikës.
Që nga ajo kohë, mbi 500 raste të kolerës janë raportuar në Beira. Përpjekjet e ekipeve mjekësore në Mozambik janë përqendruar tani në frenimin e sëmundjes. Në zhvillim e sipër është një fushatë e madhe vaksinimi.
Numri i të prekurve me kolerë ka arritur në 517 të dielën, nga 271 sa ka qenë të shtunën, bëri të ditur Asistenca Mjekësore në Mozambik. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se së paku 900,000 doza vaksinash do të arrijnë këtë javë në Beira. Zyrtarët kanë paralajmëruar se shpërthimi i kolerës mund të arrijë përmasa epidemike.
Qindra-mijëra njerëz janë zhvendosur pas ciklonit, duke u ekspozuar ndaj kushteve të dobëta të higjienës. Disa prej tyre kanë pasur pak ose aspak qasje në ujë të pastër të pijshëm për më shumë se një javë.
