Maqedoni
Këshilli i Europës, RMV ka më shumë të burgosur se vende në burgje
02.04.2019 14:52
Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane...

Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane, të cilat kanë më shumë të burgosur sesa vende në burgje, thuhet në raportin e Këshillit të Europës. Në 100 vende të planifikuara në burg, në Maqedoninë e Veriut janë vendosur së paku 122 të burgosur. Pas nesh vjen Rumania me 120, Franca me 116, Italia me 115, Moldavia me 113, Serbia me 109, Portugalia me 105, Çekia 105 të burgosur për 100 vende të planifikuara.
Sipas raportit, në vendin tonë numri më i madh i të burgosurve gjenden në burgun e Idrizovës, që ka gjithsej 1134 të burgosur, në burgun hetues të Shutkës gjenden 108 persona të dënuar dhe 270 persona në paraburgim. Megjithatë në Maqedoni ka rënë numri i të burgosurve në krahasim me vitin e kaluar për 9,7%, ndërsa zvogëlimi më i madh i numrit të të burgosurve është në Romani, me 16%.
