Maqedoni
Shtyhet për më 16 prill gjykimi për rastin “Talir”
02.04.2019 15:10
Është shtyrë për më 16 prill gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së në të cilën të pandehur janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski....

Është shtyrë për më 16 prill gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së në të cilën të pandehur janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski, që ngarkohen me akuzë për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, si dhe Ilia Dimovski dhe Leko Ristoski të akuzuar për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzën është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE. Sipas aktakuzës, ata në mënyrë joligjore morën së paku 4,6 milionë euro për partinë, e më pas organizuan që paratë të paguhen në xhirollogari të partisë përmes fletëpagesave nga njerëz të ndryshëm.
Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga gjykatësi, Osman Shabani, ta shtyjë seancën me arsyetimin se me PSP-në janë dakorduar t’u dorëzojnë CD me dëshmi verbale të dëshmitarëve sipas të cilave edhe do ta përgatisnin mbrojtjen.
Në fillim të gjykimit të sotëm, prokurorja, Lençe Ristovska, kërkoi nga gjykata ta ndajë procedurën për të akuzuarin, Nikolla Gruevskin, i cili ndodhet në arrati, me qëllim të, siç tha, zhvillimit të papenguar të procesit.
