Maqedoni
Zgjedhjet 2019, Komision në Prokurorinë Themelore për parregullsitë zgjedhore
02.04.2019 15:39
Prokuroria Themelore ka formuar komision të posaçëm që do të ndjekë aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale në tri komuna...

Komisioni përbëhet nga prokurori në Prokurorinë Republikane, Xhelal Bajrami, dhe prokurorë të tjerë nga Prokuroria Republikane dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore e Shkupit.
Nga Komisioni njoftojnë se do të veprojnë pa selektime dhe për çdo denoncim do të ketë përgjigje adekuate.
Ekipi i prokurorëve do të ndjekë me kujdes të veçantë edhe fushatën zgjedhore.
Është hapur edhe adresa elektronike që do të jetë [email protected], në të cilën të gjithë qytetarët do të mund të denoncojnë parregullsitë zgjedhore.
