Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2019, Pendarovski mbajti tubim në Prilep

02.04.2019 15:56

LSDM mbrëmë filloi fushatën zgjedhore në Prilep me prezantimin e kandidatin konsensual për kryetar, Stevo Pendarovskin...

Sipas LSDM-së, do kemi kryetar për të gjithë qytetarët që do kontribuojë në avancimin e vendit.
 
“Patjetër duhet të kemi mobilizim maksimal politik dhe assesi nuk duhet të shpresojmë se puna është kryer para se e njëjta të kryhet dhe nuk guxojmë të luajmë bixhoz me fatin e vendit tonë. Të arriturat e deritanishme të vendit, si në planin e brendshëm, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar, në pjesën që ka të bëjë me kohezionin e brendshëm, që kjo Qeveri e arriti, nuk guxojmë në asnjë mënyrë t’i rrezikojmë. Ne nuk guxojmë të luajmë me fatin e vendit tonë, tani kur jemi në rrugën e vërtetë. Marrëveshja e Prespës dhe vendimet tona të guximshme hapin perspektivat euroatlantike të vendit”,- tha kandidati për president – LSDM, Stevo Pendarovski.
 
“Stevo është kryetar i të gjithëve, maqedonasve, shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, serbëve, romëve, Stevo Pendarovski është kryetar i të gjithë qytetarëve, njeri i cili nuk i ndan qytetarët në asnjë bazë. Për këtë njeri janë të njëjtë si maqedonasit po ashtu edhe boshnjakët, turqit, serbët, shqiptarët, romët, vllehët, egjiptianët dhe të tjerët. Po përkrahim dhe po qëndrojmë pas koordinatorit të NATO-s në vitin kur do bëhemi anëtare e plotë e NATO-s. Ne do kemi kryetar i cili do të kryesojë proceset integruese të shtetit, por njëkohësisht do jetë edhe kryesues i jetesës në vend, i ekonomisë, do të kontribuojë për progresin e përgjithshëm të vendit tonë”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
LSDM ftoi qytetarët që masovikisht të votojnë në zgjedhjet presidenciale më 21 prill.
 
FLUTURA LATIFI