Botë

Zgjidhje më e shpejtë e çështjeve të hapura për marrëdhënie të mira fqinjësore, është porosia nga Samiti i Berlinit

29.08.2014 11:46

Zgjidhja e çështjeve të hapura sa më shpejtë të jetë e mundur në interes të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore...

Zgjidhja e çështjeve të hapura sa më shpejtë të jetë e mundur në interes të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, mes të cilave edhe çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë përmes gatishmërisë për kompromis nga të gjitha palët, u gjet në konkludimet e deklaratës përfundimtare të pjesëmarrësve të samitit Gjermani-BE-Ballkani perëndimor, që u mbajt dje në Berlin.
 
Pjesëmarrësit thanë edhe se në një demokraci plurale opozita duhet të jetë në mundësi ta realizojë rolin e vet në Parlament, por duhet edhe ta dëshirojë atë.
 
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeverinë e Gjermanisë me kryetarin e KE-së, Zhoze Manuel Baroso dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Merkel theksoi se konferenca e sotme është mënyrë simbolike për t'u treguar përparimi që është arritur në Evropë dhe në Ballkan pas Luftës së Dytë Botërore dhe konflikteve në Ballkan.
 
Ajo njëherit është edhe konfirmim se BE-ja dhe Gjermania dëshirojnë të kontribuojnë drejt së ardhmes së Ballkanit Peërndimor dhe mirëqenies së njerëzve, duke e shndërruar në proces katërvjeçar në tentim që të tejkalohen çështjet politike, si dhe të nxitet bashkëpunimi rajonal në fushën e projekteve infrastrukturore, energjetikë, projekte për këmbim të të rinjve.
 
"Dëshirojmë që procesi i eurointegrimit të arrijë përparim të shpejtë. Dy vendet - Kroacia dhe Sllovenia tashmë janë anëtare të BE-së, të tjerat arritën përparim të rëndësishëm, përkatësisht arritën deri te faza parainkuadruese. Dëshirojmë që ky proces të vazhdojë në mënyrë të përshpejtuar, e kjo varet nga secili vend individualisht", tha kancelarja Merkel.
 
Sipas Barosos, qëllimi i BE-së është i qartë, e ai është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Unionit, që paraqet interes politik, ekonomik dhe gjeopolitik.
 
Për t'u arritur ai qëllim, shtoi, mes tjerash nevojitet investim në bashkëpunimin rajonal dhe posaçërisht në infrastrukturë, për çka vendeve u janë lënë në disponim para të cilat ndahen përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA), por edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare financiare.
 
"BE-ja do të vazhdojë ta luajë rolin e vet udhëheqës përmes ndihmës së dedikuar financiare, ndërsa instrumenti për ndihmë parainkuadruese do të vndosë në disponim pothuajse 12 miliardë euro ndihmë për periudhën 2014-2020. Ato nuk janë vetëm qëllime të mira, por janë më shumë se qëllime të mira, ndërsa 20 për qind e këtyre ondeve do të dedikohen vetëm për projekte rajonale", tha Baroso.
 
Kjo, shtoi, është konfirmim për përkushtimin e BE-së ndaj rajonit.
 
"Dëshiroj tua transmetoj porosinë njerëzve nga rajoni, të cilët sot shohin në Berlin se ekziston një perspektivë e vërtetë për anëtarësimin e tyre në BE", porositi Baroso.
 
Përndryshe, në deklaratën se vendet pjesëmarrëse, mes tjrash, obligohen që në katër vitet në vijim do të arrijnë progres real në reforma, e sfidë e veçantë mbetet lufta kundër korrupsionit, përforcimi i pavarësisë së gjyqësisë, mbështetja e lirisë së mediumeve, arritja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes tregjeve të hapura dhe investimeve të huaja.
 
Në Samitin në Berlin, të inicuar nga Merkel, morën pjesë kryeministrat dhe ministrat e ekonomisë dhe të punëve të jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe BeH-së, si dhe përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.
 
Nikoqir i konferencës së ardhshme në formatin Gjermani-BE-ballkan perëndimor do të jetë Austria.