Maqedoni

Forumi Ekonomik Maqedonia e Veriut – Greqi, ekonomia do të përfitojë nga zgjidhja e emrit

02.04.2019 19:12

Ekonomia, është ajo që sipas dy kryeministrave, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, do të përfitojë nga zgjidhja e kontestit të emrit....

Në forumin e biznesit të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që u mbajt në Shkup, Cipras tha se atë e impresionon vullneti i kompanive për të forcuar dhe për të rritur bashkëpunimin e tyre. Komuniteti i biznesit punoi dhe nuk u dorëzua edhe në kohërat më të vështira, kurse tani me zgjidhjen e çështjes së emrit, sipas kryeministrit grek ato duhet të luftojnë për të bashkëpunuar dhe për të bërë sa më shumë investime. Garanci për investimet e tyre, sipas tij, është Marrëveshja e Prespës. 
 
“Ne jemi optimistë se me vullnetin politik dhe respektin e ndërsjellë ne mund të arrijmë në një zgjidhje. Marrëveshja e Prespës është e rëndësishme. Përse? Sepse pikërisht kjo dispozitë e marrëveshjes synon në krijimin e platformës për dialog, duke e pasur parasysh rregullativën e BE-së, për origjinën e mallit, si dhe shenjat e tregtimit. Në të ardhmen, nuk do të ketë mur që do t’i ndan vendet tona, por do të ketë ura që do t’i lidh vendet tona, e cila do të promovojë bashkëpunim. Këtë e garanton vetë neni i 14 nga marrëveshja e cila promovon bashkëpunim në sferën e bujqësisë, energjetika, mjedisi në jetësor, infrastrukturë dhe në investime”,- tha kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras. 
 
Gjithë këto vite, ekonomia ishte peng i çështjeve të pazgjidhura politike,e cila kompanive u bënte dëm në zhvillimin e punës së tyre, vlerësoi kryeministri Zaev. Se sa Marrëveshja e Prespës ka dhënë rezultate në ekonomi, tregojnë shifrat, tha Zaev. 
 
“Në vitin 2018, Greqia u bë partneri i dytë më i madh tregtar. Volumi i shkëmbimit tregtar në vitin 2018 u rrit për 20.5% në krahasim me vitin 2017. Arritëm tregti të ndërsjellë prej 1 miliard dollarëve. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut deficiti tregtar në vitin 2018 u rrit për 30.7%, në krahasim me vitin 2017. Kjo do të thotë se do të punojmë në mënyrë aktive që kompanitë tona të mundohen të rrisin eksportin e tyre në Greqi, me çka do ta ulnin këtë deficit”,- tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
 
Në këtë forum të biznesit morën pjesë mbi 400 afaristë, ku ata patën mundësinë që të njoftohen dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre. 
 
ERSAN PAJAZITI