Ekonomi
Kompanitë kineze të cilat dëshirojnë të investojnë në Evropë, këtë duhet ta bëjnë përmes Maqedonisë
29.08.2014 11:50
Kina është e interesuar për bashkëpunim me tërë Evropën Qendrore dhe Lindore, posaçërisht me pjesëmarrje në ndërtimin e hekurudhave dhe porteve në rajon...

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri kinez, Xhang Gaoli në hapjen solemne të Forumit investues kinez, i cili prej dje po mbahet në Pragë.
Paralelisht është në rrjedhë edhe Konferenca e Liderëve rajonal me guvernatorët e provincave kineze të cilët nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim, për themelimin e Asociacionit të përbashkët të guvernatorëve të provincave nga Republika Popullore e Kinës dhe përfaqësuesve të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, me seli në Çeki. Në të dy ksionet marrin pjesë mbi 1.200 delegatë.
Pjesë e delegacionit të Maqedonisë, të kryesuar nga minsitri i Investimeve të huaja, Bill Pavleski, janë kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Këshillit drejtues të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë - BNJVL, Koce Trajanovski dhe Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Sektorit për investime të huaja.
"Kompanitë multinacionale kineze vendosën të hyjnë me më agresivitet në Evropë, përmes vendeve evropiane të orientuara qendrore dhe lindore siç janë Çekia, Polonia dhe të tjera, por gjithashtu për ta janë tërheqëse edhe vendet nga Ballkani, si më afër detit, posaçërisht afër Selanikut dhe Athinës prej ku më lehtë mund të transitohen mallrat nga Kina në Evropë", deklaroi ministri Bill Pavleski për MIA-n.
Pavlevski vlerësoi se theksi kryesor i ngkarjeve është vënë në projekte të infrastrukurës, me potencim në rrugët, projekte në industrinë hekurudhore dhe investime kapitale që ofrohen në sektorin energjetik.
"Gjatë takimeve bilaterale dhe prezantimeve të mia, vëmendje të posaçme i kushtuam çështjes se është shumë me rëndësi që kompanitë kinze të cilat dëshirojnë të investojnë në Evropë për prodhim të mallrave të tyre, ta bëjnë atë përmes Republikës së Maqedonisë", nënvizoi Pavleski, duke shtuar se ështën potencuar klima e mirë afariste në vendin tonë, si dhe kushtet pozitive dhe politika e volitshme fiskale.
Pavleski theksoi se gjatë takimeve të shumta me përfaqësuesit e kompanive ka vërejtur se mentaliteti i tyre për investim jashtë Kinës po ndryshon, po bëhn më libral dhe më të lirë, që sipas tij i referohet rritjes së konkurrencës në tregjet e reja.
Pavlevski, shtoi se për shkak të çmimeve të larta të transportit, kompanitë kineze gjithnjë e më shpesh po tentojnë të gjejnë mënyra të reja për të qenë më afër tregjeve të tyre evropiane, ndërsa Maqedonia tërësisht u përgjigjet për mundësimin e këtyre kushteve.
Pavleski realizoi disa takime bilaterale me përfaqësuesit e kompanive të cilat janë të pranishme në tregjet evropiane dhe të cilët shprehën interesim për transportin e prodhimit të tyre në Evropë.
Në takimet e veçanta është biseduar për bashkëpunim në industrinë farmaceutike, për investim në infrastrukturë, e posaçërisht është treuar intres për kushtet për tenderin pë hidrocentralin Çebren, si dhe për bashkëpunim në prodhimin e pajisjve elektrike në vend.
Përfaqësuesi i Qeverisë së Maqedonisë realizoi takime edhe me anëtarin e Bordit të menaxherëve dhe me menaxherë seniorë të gjingantëv automobilistik "Folksvagen", "Shkoda Auto" dhe kompaninë kineze për pajisje telekomunikuese "Huavei".
