Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria turpërohet nga himni i Maqedonisë

03.04.2019 18:53

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se turpërohet nga himni i vendit të tyre...

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se turpërohet nga himni i vendit të tyre, duke e cilësuar mosintonimin e himnit në ceremoninë e pritjes së kryeministrit grek, Cipras, si turp historik dhe nënçmim të protokolleve shtetërore dhe kombëtare.
 
“Opinioni pret përgjigje se me çka janë shantazhuar dhe frikësuar që të mos guxojnë të intonojnë himnin maqedonas gjatë vizitës shtetërore zyrtare në Republikën e Maqedonisë, siç imponon Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Shpjegimi se selfitë e Zaevit në drekën me Ciprasin janë më të rëndësishëm se ndarja e kohës për intonimin e himnit është edhe një nënçmim ndaj popullit maqedonas”,- akuzojnë nga VMRO.