Maqedoni
Boshnjakovski: Kurrë nuk është biseduar për ndryshimin e himnit
03.04.2019 18:59
Akuzave të opozitës, ekzekutivi iu është përgjigjur edhe një herë me sqarimin se ceremonia u anashkalua për shkak të vonesës së aterimit të kryeministrit grek....

Zëdhënësi qeveritar, Boshnjakovski, hodhi poshtë çdo insinuatë për ndryshimin eventual të himnit të shtetit.
“Himni kombëtar mbetet, as është biseduar ndonjëherë himni të pësojë ndryshime, as edhe do të bisedohet rreth asaj. Himni mbetet i njëjtë edhe tekstualisht dhe instrumentalisht. Marrëveshja e Prespës në asnjë mënyrë nuk reflekton mbi himnin kombëtar”,- deklaroi Boshnjakovski.
