Botë

Obama reagon për veprimet ruse në Ukrainë

29.08.2014 13:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka deklaruar se “inkursioni në zhvillim” i Rusisë brenda Ukrainës, do të çojë në çmime shtesë për Moskën...

Obama, duke folur para gazetarëve mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, tha se Rusia i stërvit, i armatos dhe i financon separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Pamjet e reja të Forcave Ruse brenda Ukrainës këtë e bëjnë të qartë, tha presidenti amerikan, për të shtuar se “ne nuk do të ndërmarrim aksion ushtarak për ta zgjidhur problemin në Ukrainë”.

Po ashtu, Obama ka njoftuar se muajin e ardhshëm, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë.