Aksident i rëndë në Zvicër, vdes shtetasi 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut
Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka shkaktuar një viktimë....

Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka shkaktuar një viktimë.
Një veturë ka goditur dy persona në korsinë e emergjencës. Mbrëmjen e së mërkurës, policia nga St. Gallen nga informuar se njëri nga dy të aksidentuarit ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat zvicerane. Viktima është nje shtetas 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili në korsinë e emergjencës ishte ndalur për të ndihmuar dikë tjetër.
Mbetet ende e paqartë se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas njohurive fillestare, një person 50-vjeçar ka qenë i detyruar të ndalet në korsinë e emergjencës, për shkka të një problemi që kishte me një gomë të furgonit të tij.
Shtetasi nga Maqedonia e Veriut vetëm ka dashur të ndihmojë në riparimin e dëmit. “Më pas, që të dy u goditën nga një veturë tjetër në korsinë e emergjencës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli.
Se si është gjendja e 50-vjeçarit të lënduar, për momentin nuk ka të dhëna, përcjell Shtegu.com. Shkaktari i aksidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.
