Zgjedhjet presidenciale 2019, Reka vazhdon fushatën në Haraçinë

04.04.2019 10:29

Kandidati për president, Blerim Reka i shoqëruar nga kreru i “Aleanca për shqiptarët”, Ziadin Sela dhe ai i “Lëvizja BESA”, Billall Kasami....

Kandidati për president, Blerim Reka i shoqëruar nga kreru i “Aleanca për shqiptarët”, Ziadin Sela dhe ai i “Lëvizja BESA”, Billall Kasami mbrëmë  mbajtën tubim qëndror në Komunën e Haraçinës.

Para qytetarëve të kësaj komune kandidati për president, Blerim Reka theksoi se është për një shtet të barabartë ku shqiptarët do të kenë pozita të rëndësishme udhëheqëse në Maqedoni.  Ai iu bëri thirrje qytetarëve që me votën për kanditaturën e tij do të votojnë për vetëveten e tyre.

“E di se do të votoni shqip, do të votoni për vetevetën dhe jo për tjetrin. Kandimi im i pavararur ka edhe një simoblik tjetër, për herë të parë në këto troje po bëhet përpjekje   për unfikimin e faktorit politik shqiptar. Ne jemi për shtetin e të gjithvëe, për shtetin ku edhe shqiptarët mund të jenë president, kryetar qeverie, ministër i punëve të jashtme, ministër të finadcave, shef shtabi dhe shef të zbulimit dhe kundërzbulimit. Prandaj me votën tuaj mos pranoni oferta të kamufuluara të cilat në dukej janë shumë tërhqeëse por me prapvijë stratëgjiksht shumë të dëshme për ardhmërinë politike të shqiptarëve. Ju me 21 prill keni mundësi që ti thoni jo ritkithimit të dirketiviava paritkae. Ju do të votoni më 21 prill dhe ju e keni zgjedhjen a do të votoni vëllaun apo kojshin” – u shpreh kandidati për president shteti, Blerim Reka.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela tha se është për ndërtimin e një sistemi ku nuk do të varet nga individi, për një sistem ku shqiptarëve do tiu garantohet të gjithë të drejtat.

“Ajo që ne na intereson dhe pë të cilën jemi të interesuar si shqiptar jemi të interesuar prë të ndrëuar sistem dhe isnitucione që do të garnojnë të drejtën e shqiptarëve në Maqedoni dhe kjo e drejtë mos të jetë e cenueshme pa marrë parqaysh cili sistem instalohet në atë insititccion, dhe këtu vijm te simbolika e zgjedhejve presidenciale. Më 21 prill është shumë e qartë duhet votuar kandidati sqhiptar” – deklaroi Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami iu bëri thirrje bashkëqytetarëve maqedonas për të votuar kandidatit shqiptar në këto zgjedhje me çka do të dëshmonin se janë për shtet të barabrtë.

“Në këtë fazë nëse duam që qytetarët e amqedonsië, nëse duan bashkëqytetarët tanë amqedonas të tregojnë se janë të gatshëm të bashketojnë me neve të barabartë si partenrë të këtij shteti atëeherë duhet të jenë të gatshëm t votojnë për president Blerim Rekën. Ju thrras që më 21 prill bashkarisht të votojmë numrin 1 sepse ne si shqiptar jemi 1 dhe nuk mund askush që të na ndaj” – theksoi Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Sipas agjendës, kandidati për president Blerim Reka ditëve në vijim fushatën elektorale do  ta vazhdojë në qytetin e Dibrës dhe Strugës.