Pompeo, Senati i SHBA-së ta ratifikojë protokollin për Maqedoninë e Veriut në NATO

04.04.2019 10:34

Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht dorëzoi deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet....

Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht dorëzoi  deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim  të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, njoftoi sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në gala mbrëmjen në Uashington me rastin e shënimit  të 70 vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike.

“Këtë vit përgatitemi ta pranojmë vendin e 30-të, Maqedoninë e Veriut, dhe me kënaqësi  mund të them se  javën e kaluar formalisht  i dorëzuam dokumentet për ratifikim  të Protokollit  në Senatin tonë. Së bashku, anëtarët e Aleancës e përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët.  E përforcuam praninë tonë në rajonin e Detit të Zi dhe atë Baltik. E rritëm gatishmërinë e forcave tona dhe e përmirësojmë  rezistencën tonë drejt kërcënimeve hibride dhe sajber nga koha moderne”, theksoi Pompeo para shefave të diplomacive të vendeve  aleate në Aleancë të cilët janë mbledhur  në Uashington për ta shënuar  shtatë dekadëshin e NATO-s.

Për herë të parë, në mbledhjen dyditëshe të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s zyrtarisht është ftuar  edhe Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme e 30-të , e prezantuar përmes shefit të Diplomacisë Nikolla Dimitrov.