Seanca të reja për “Trajektoren”, “Tenderët”, “Tarifa” dhe procedurën e ndarë për “Dhunën në Qendër” të PSP-së
Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët “Trajektorja”, “Tenderë”, “Tarifa”.....

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët “Trajektorja”, “Tenderë”, “Tarifa” dhe procedurë e ndarë për “Dhunën në Qendër” të PSP-së.
Në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili dënohet në mungesë, sepse është në arrati, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.
Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre.
Në rastin “Tenderët” e akuzuara e parë është ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska. Kjo e fundit përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdohet me punën e Muzeut, ku janë zbatuar punë ndërtimore sipas marrëveshjes së dakorduar paraprakisht për furnizim publik.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.
Në rastin e PSP-së “Dhunë në Komunën Qendër” janë akuzuar disa persona, midis të cilëve është ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, si dhe këshilltarja e mëparshme e VMRO-DPMNE Daniella Rangellova dhe tetë persona të tjerë.
Në seancën e mëparshme, fajin për ndodhitë në Komunën Qendër në qershor 2013 e ka pranuar i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazaraov dhe i akuzuari i psetë Jordan Ristevski.
