Botë
Përkeqësohet situata në Siri
29.08.2014 13:34
Mbi 3 milionë sirianë janë të regjistruar si refugjatë dhe kriza në Siri vetëm sa vjen e përkeqësohet, deklaron Agjencia e OKB-së për Refugjatët...

UNHCR, deklaron se Siria aktualisht është emergjenca më e madhe humanitare e epokës sonë, me thuajse gjysmën e sirianëve të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Shumica e refugjatëve janë larguar në vendet fqinje, ndërsa 1.14 milionë aktualisht po kërkojnë strehim në Liban.
UNHCR, deklaron se një në 8 sirianë ka kaluar kufirin dhe 6.5 milionë të tjerë, gjysma e të cilëve fëmijë, janë zhvendosur brenda Sirisë.
Po ashtu, mbi 190 mijë persona janë vrarë përgjatë konfliktit trevjeçar sirian mes Forcave qeveritare të Bashar Al Asadit dhe kryengritësve.
