Sistemi raketor rus, ShBA paralajmëron Turqinë: Rrezikoni partneritetin
04.04.2019 11:20
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë....

Pence tha se Turqia “duhet të zgjedhë” midis të qenët anëtare e rëndësishme e NATO-s, ose të rrezikojë sigurinë e këtij partneriteti, duke marrë “vendime të tilla të pamatura”. Turqia tha se blerja e sistemit të avancuar rus është tashmë një marrëveshje e kryer.
Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me ShBA-në dhe Evropën Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë. Moska nuk bëri asnjë koment publik për zhvillimet e fundit. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014
