Sulmi terrorist në Zelandën e Re, 50 akuza për vrasje ndaj agresorit
04.04.2019 13:24
28 vjeçari, Brenton Tarrant, u ngarkua me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re....

I dyshuari kryesor i sulmeve, Tarrant, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Kristçërçit më 5 prill, përmes një video-lidhjeje nga qyteti Auklland.
Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe 48 u plagosën nga të shtënat masive në dy xhami, më 15 mars. Pas sulmeve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, vendosi ndalimin e të gjitha llojeve të armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim.
