Futboll

Mësohen grupet e Ligës Europa

29.08.2014 14:17

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, sot është hedhur shorti për grupet edhe në veprimtarinë më masive evropiane në futboll, Ligën Europa...

Në të njejtin, janë gjetur gjithsej 48 skuadra, të cilat janë ndarë në 12 grupe, me nga katër ekipe, me ç`rast në fund të garimit, ekipet e plasuar në dy pozitat e para do të vazhdojnë më tutje.
 
Nga grupet më interesante, bie në sy grupi G, në të cilin do të garojnë ekipet e Seviljës, Standardit, Feenordit dhe Rijekës, ndërsa grup interesant pritet të jetë edhe ai C, në të cilin janë gjetur Totënhemi, Beshiktashi, Partizani dhe Asteras.
 
Në grupin a, do të luajnë Viljareali, Borusia Monchengladbach, Cyrihu dhe Apolloni. Në grupin B, Kopenageni, Bryzhi, Torino dhe Helsinki, në grupin D, Salzburgu, Celtiku, Dinamo Zagrebi dhe Astra.
 
Në grupin E, janë gjetur PSV-ja, Panathinaikosi, Estoril dhe Dinamo Moska, ndërsa Interi do të garoj në grupin F, bashkë me Dnipron, St. Ettienini dhe Karabahun. Në grupin H, janë Lilla, Volfsburgu, Evertoni dhe Krasnodari, në grupin I, Napoli, Sparta Praga, Jang Bojsi dhe Sllovan Bratisllava, në grupin J, Dinamo Kievi, Steaua, Rio Ave dhe Alborgu, në grupin F, Fiorentina, Paoku, Guingamp dhe Dinamo Minsk si dhe në grupin e fundit, atë L, do të garojnë Metalisti, Trabzonspori, Legia dhe Lokereni.
 
Garimi në grupe do të nis me 18 shtator, ndërsa do të mbyllet me 11 dhjetor. Programi ynë, ngjashëm si nga Liga e Kampionëve, edhe nga Liga Europa, çdo xhiro do të bëj transmetim të drejtpërdrejt nga ndeshjet më interesante.
 
Grupi A: Villarreal, Monchengladbach, Zurich, Apollon.
Grupi B: Copenhagen, Brugge, Torino, Helsinki.
Grupi C: Tottenham, Besiktas, Partizan, Asteras.
Grupi D: Salzburg, Celtic, Dinamo Zagreb, Astra.
Grupi E: PSV, Panathinaikos, Estoril, Dinamo Moska.
Grupi F: Inter, Dnipro, St-Etienne, Qarabag.
Grupi G: Sevilla, Standard, Liege, Feyenoord, Rijeka.
Grupi H: Lille, Ëolfsburg, Everton, Krasnodar.
Grupi I: Napoli, Sparta Pragë, Young Boys, Slovan Bratislava.
Grupi J: Dinamo Kiev, Steaua, Rio Ave, AaB.
Grupi K: Fiorentina, PAOK, Guingamp, Dinamo Minsk.
Grupi L: Metalist, Trabzonspor, Legia, Lokeren.
 
MUSTAFA ADEMI