Zgjedhjet presidenciale 2019, Veljanovska vazhdoi fushatën në Kavadar
Qyteti i Kavadarit ka qenë nikoqir i karvanit të VMRO-së dhe kandidates për Kryetar shteti, Gordana Siljanovska - Davkova...

Qyteti i Kavadarit ka qenë nikoqir i karvanit të VMRO-së dhe kandidates për Kryetar shteti, Gordana Siljanovska - Davkova, e cila edhe njëherë potencoi se standard i Maqedonisë për momentin është vetëm krimi, korrupsioni dhe nepotizmi.
“E ndryshuan emrin, ndërsa tani kanë filluar ndryshimin edhe të identitetit, askush nuk ka të drejtë në këto ndryshime, sepse askush nuk e zgjodhi emrin as në vendimet e ASNOMIT, sepse emri ka qenë diçka e natyrshme, sepse maqedonasit kanë ekzistuar si etnitet edhe para se të ekzistojë shteti. Pra, këtu nuk kemi pas disa solucione, por thjeshtë vetëm ta marrim atë emër që ia dhuroi etniteti maqedonas. Thotë se shtetet etnike duhet të mos ekzistojnë, por jo sepse pikërisht tani edhe kur po reformohet BE, vazhdimisht pohojnë se nuk ka demokraci nëse këtë nuk e dëshiron populli, qytetari, pra etniteti. Unë nuk u hidhërohem shteteve të BE-së, ato në interes të stabilitetit dëshirojnë të gjejnë kompromise, por kjo që ndodhi me ne nuk ishte kompromis, por ishte marrëveshje mes dy palëve të pabarabarta”,- tha kandidatja për president -VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.
Për liderin e VMRO-së, Hristian Mickovskin, LSDM është në panik që do t’i humbë zgjedhjet, prandaj edhe zgjodhi 32 parti t’i marrë me vete.
“Ky popull me 21 prill, do t’u tregojë çka do të thotë të krijohet koalicioni më i madh në historinë e politikës së Maqedonisë, edhe atë me gjysmë milion vota. Vota për Pendarovskin është votë për Zaevin, për këto fytyrat e njëjta, që gjithçka kanë bërë vetëm të vinë në pushtet. Më datën 1 prill menduam se është data e gënjeshtrës, po jo, nuk kishte qenë, pikërisht në këtë datë u amnistua Zaevi për krimin dhe korrupsionin e bërë, vrapuan këtë ta bëjnë sepse e kanë të qartë se pas 21 prillit asgjë nuk do të jetë njësoj. Për këto veprime përgjegjësi do të japin të gjithë, nga i pari deri tek i fundit. Patriotët e drejtësisë që kanë bërë vetëm një gabim morën dënim nga gjykatat 2 shekuj dënim, ndërsa terroristët e ISIS-it kanë marrë tri herë dënime më të vogla, ndërsa këto na flasin për drejtësi”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Mickovski dhe Siljanovska porositën qytetarët që të përgatiten për tri beteja, rrethi i parë, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. (Fitim Kryeziu, TVM2)
