Maqedoni
Eurointegrimet, Zhbogar: Presim në qershor të çelen bisedimet
04.04.2019 17:43
Euroambasadori, Samuel Zhbogar, shpreson që deri në mbledhjen e këshillit të BE-së në qershor...

Euroambasadori, Samuel Zhbogar, shpreson që deri në mbledhjen e këshillit të BE-së në qershor, vendet anëtare do të vendosin që të çelin bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Zhbogar ka nënvizuar përparimet e vendit nëse bëhet një retrospektivë edhe në planin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.
“Nga vlimet politike tanimë vendi ka demokraci funksionale, parlament funksional, me opozitë e cila angazhohet për procese reformuese, reforma në gjyqësi, andaj shohim një përparim të dukshëm. Gjithsesi se shumë gjëra mund të bëhen deri në qershor dhe me shpresë presim që të shohim arritjet tuaja”,- deklaroi euroambasadori, Samuel Zhbogar.
Euroambasadori gjithashtu ka kundërshtuar deklarimet e ambasadorit të Rusisë në BE, Vlladimir Çizov, se anëtarësimi i Maqedonsë së Veriut në NATO do të destabilizojë rajonin dhe BE-në. Sipas Zhbogarit, vendi është më i sigurt se kurrë, pasi ka mbyllur të gjitha kontestet e hapura me fqinjët. Komentet e tilla euroambasadori i ka bërë në ligjëratën e mbajtur në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
MERAL ISMAILI
