Del Boske e kumtoi formacionin që do të luaj kundër Maqedonisë
Seleksionuesi I përfaqësueses futbollisti të Spanjës, Vinsete Del Boske, e ka kumtuar listën e futbollistëve në të cilët do të mbëshetet për takimin kualifikues kundër Maqedonisë...

Seleksionuesi I përfaqësueses futbollisti të Spanjës, Vinsete Del Boske, e ka kumtuar listën e futbollistëve në të cilët do të mbëshetet për takimin kualifikues kundër Maqedonisë, I cili me 8 shtator do të luhet në Valensi.
Tani më nuk janë lojtarët e pensionuar si Xavi, Xabi Alonso dhe David Villa, por edhe përkundër kësaj, “furia e kuqe” ka ekip të shkëlqyeshëm, me futbollistë të cilët luajnë te gjigantët më të mëdhenj evropian. Në listën e re të Del Boskes, nuk janë as Mata dhe Torres, ndërsa Pike mungon shkaku I dëmtimit.
Diego Kosta, edhe përkundër lëndimit të kësaj jave, është gjetur në listë, edhe pse nuk pritet që të jetë në mundësi të luaj kundër Maqedonisë. Emra të ri në listë janë: Kiko Kasilja, Mikel San Hoze, Raul Garsia dhe Pako Alkaser.
Kampioni evropian nga dy kampionatet e fundit, misionin e mbrojtjes të titullit përmes kualifikimeve, e fillon ndaj Maqedonisë me tetë shtator. Më parë, “furia e kuqe” do të luaj edhe një ndeshje miqësore, kundër përfaqësueses të Francës.
MUSTAFA ADEMI
