Botë

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Iran

04.04.2019 20:43

Irani është përballur me përmbytje të rënda javët e fundit...

Numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet që vijojnë në vend prej më shumë se 2 javësh ka arritur në 62, ndërsa të plagosur kanë mbetur 478 persona.
 
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Autoritetet të Emergjencave Civile, Müçteba Halidi, sipas të cilit 22 persona kanë humbur jetën në rajonin e Shirazit, 7  në Gulistan, 5 në Mazenderan, etj.
 
Instituti Meteorologjik i Iranit ka paralajmëruar përmbytje të tjera në rajonet Kum, Simnan, Gulistan dhe Kirmanshah ditët në vijim. /tvklan.al