Basketboll

Nesër fillon kampionati botëror në basketboll

29.08.2014 15:00

Duke filluar prej nesër e deri më 14 shtator, në Spanjë do të organizohet veprimtaria e dytë më e madhe sportive për këtë vit...

Duke filluar prej nesër e deri më 14 shtator, në Spanjë do të organizohet veprimtaria e dytë më e madhe sportive për këtë vit, kampionati botëror në basketboll. I njejti, do të zhvillohet në gjashtë qytete spanjolle, në të cilat duke nisur nga faza grupore, do të garojnë gjithsej 24 përfaqësueset më të mira botërore.

Në mesin e tyre, si favorit më të mëdhenj për të ardhur deri te trofeu, pos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa dyshim janë edhe organizatorët, basketbollistët spanjoll. Spanja, gjendet në grupin A, bashkë me Sërbinë, Francën, Brazilin, Egjiptin dhe Iranin, ndërsa garimin do ta nis me kundërshtarin më të lehtë në letër, Iranin.

Kampionët aktual, SHBA-të, të dobësuar për nga mos pjesëmarrja e disa basketbollistëve kyq, janë favorit absolut në Grupin C, ku garimin do ta nisin me Finlandën, ndërsa do të luajnë edhe kundër Turqisë, Ukrainës, Zelandës së Re dhe Republikës Dominikane. Në grupin B, që është më I ekuilibruar, do të luajnë Kroacia, Greqia, Argjentina, Porto Riko, Senegali dhe Filipinet, ndërsa në grupin D, më pak interesant nga të gjithë, do të garojnë Sllovenia, Lituania, Angola, Korea e Jugut, Meksika dhe Australia.

Ndryshe, katër ekipet e para nëpër grupe, do të avancojnë më tutje në çerekfinale, ndërsa finalja e madhe është paraparë të luhet me 14 shtator, në kryeqendrën spanjolle, Madrid.

MUSTAFA ADEMI