Tërmeti godet pjesën lindore të Turqisë

05.04.2019 11:12

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh sipas Rihterit....

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh sipas Rihterit ka goditur provincën Elazığ në lindje të Turqisë.

Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur me epiqendër në qytezën Sivrice në ora 20:31 sipas kohës lokale, në thellësi 9,4 kilometra. Tërmeti është ndier edhe në provincat dhe rrethet në afërsi.