Osmani në Portugali: RMV, partner stabil i BE-së në Ballkan
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani....

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Portugalisë u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos.
Bashkëbiseduesit theksuan se vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE kanë detyrim të përbashkët në krijimin e një Evrope më stabile dhe më prosperuese, Osmani potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është partner stabil i BE-së në Ballkan.
Osmani informoi edhe për implementimin e reformave, për rezultatet e arritura, mënyra se si institucionet po adaptohen në reforma, zgjedhjet e ardhshme, si dhe për proceset tjera lidhur me integrimin evropian të vendit tonë. U konstatua se rroli i Parlamenteve Nacionale dhe Parlamentit të Evropës është e rëndësisë së veçantë për procesin e zgjerimit edhe për reformat e reja politike të BE-së.
Në kuadër të vizitës disaditore të punës në Portugali, zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, dhe do të merr pjesë në takimin vjetor “Horasis Global” që është një prej mbledhjeve kryesuese botërore të liderëve politik ku këtë vit diskutimet do të fokusohen rreth temës “Katalizim i përfitimeve nga Globalizimi”.
