Brexit, May kërkon shtyrje deri më 30 qershor
05.04.2019 12:07
Kryeministrja britanike, Theresa May, kërkon nga Bashkimi Europian shtyrjen e afatit të përfundimit të Brexit deri më 30 qershor....

Kryeministrja i ka dërguar një letër Komisionit Europian, ku thoshte se qëllimi i saj ishte që ta nxirrte vendin nga unioni para zgjedhjeve europarlamentare. Megjithatë, ajo tha se Londra është e përgatitur për të marrë pjesë edhe në këto zgjedhje nëse parlamenti britanik nuk gjen shumicën për të miratuar marrëveshjen.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do të propozojë javën e ardhshme një shtyrje deri në 12 muaj të afatit të Brexit, shkruajnë mediat britanike.
